Surprise Me!

Ora News - Bizneset që nuk kanë vrojtues për sigurinë e pushuesve rrezikojnë licencën

2018-07-08 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët e disa ministrive kanë krijuar një Task Forcë të veçantë për t?u garantuar pushuesve një ambient sa më të sigurt.

Pavarësisht masave të marra, ditën e shtunë humbën jetën 3 persona, në Sarandë dhe Durrës, ndërsa mungesa e vrojtuesve e bën situatën edhe më kritike. Porosia e Task Forcës mbetet e njëjtë; bizneset që administrojnë plazhet private do t'u hiqet licenca nëse nuk vendosin vrojtues.

Hajrulla Çeku, zv/ministër: Do të jemi shumë rigoroz me të gjitha subjektet që marrin në menaxhim një stacion plazhi nëse nuk plotësojnë kriterin e vrojtuesve dhe parametrave të sigurisë kjo mund të çojë edhe në heqjen e licencave.

Vetë ministri Klosi i kujtoi specialistëve se çfarë duhet të sigurojnë këtë sezon.

Klosi: U kemi thënë me dhjetëra herë, kemi porosi të drejtpërdrejt nga kryeministri që tre janë problematikat; siguria në plazhe, pastërtia dhe padyshim mikpritja.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, garantuan se janë marrë masa shtesë për të garantuar sigurinë e pushuesve. Një natë më parë në Dhërmi ndodhi një sherr masiv ku fillimisht u tha se kishte viktima nga përplasja me armë zjarri, por më pas policia konfirmoi se kishte vetëm të plagosur lehtë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bizneset-qe-nuk-kane-vrojtues-sigurine-e-pushuesve-rrezikojne-licencen

Buy Now on CodeCanyon