Surprise Me!

Klosi: Himara fluks turistesh, mungojne strukturat akomoduese

2018-07-08 0 Dailymotion

Fluksit në rritje të turistëve këtë vit, Himara  nuk i përgjigjet dot me shërbime hotelerie. Mungesen e strukturave hoteliere e pranon dhe vetë ministri i Turizmit.

"Duhet të përmbushim pritshmërinë e pushuesve të huaj për Shqipërinë", deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se Himara ashtu si gjithë Shqipëria po vuan paradoksin e kërkesës së lartë për akomodim dhe mungesës së strukturave akomoduese.

Për të mbyllur këtë problematikë, ministri zgjidhjen e sheh tek fondi për agroturizmin. Ai kërkon që banorët e zonës të aplikojnë për të përfituar nga politikat lehtësuese që mundësojnë financimin deri në 50 apo 70 përqind për ndërtimin e strukturave akomoduese. Klosi ishte në Dhermi ku mori pjesë në Mjalt Fest ? panairi i kulinarisë zhvilluar në pedonalen e re të këtij fshati.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon