Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se po zhvillohen negociata zyrtare me LSI-në për të miratuar ndryshimet ligjore për Shkollën e Magjistraturës.

Balla: Po ju them dhe dua të jem shumë transparent që kemi një komunikim zyrtar me LSI për këtë çështje, por dua të theksoj që të ruajmë konsekuencën e qëndrimeve tona për një çështje të caktuar. Për çështjen e Shkollës së Magjistraturës, edhe LSI edhe PD duhet të qëndrojnë konsekuent asaj që kanë pasur edhe dy vite më parë, dakordësinë për të vijuar procesi i pranimeve. Pse jemi sot në kohë vonese dhe na duhet të ndryshojmë një aspekt që ka të bëjë me afatin.

Pas miratimit të reformës në drejtësi në korrik na ndodhi një vonesë, tre muajt e çadrës që na ç'fazuan në kohë dhe ç'fazuan gjithë procesin. Nëse nuk do të ishin tre-katër muajt e çadrës, do të kishim tre-katër muaj më shumë kohë, 3-4 muaj kohë do të kishin edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, çka nuk do të kishte më nevojë për të ndryshuar këtë afat tek Shkolla e Magjistraturës. Besoj që në Kuvendin e Shqipërisë ka deputetë me prirje evropiane që duan që reforma e drejtësisë të vijojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-jemi-ne-negociata-me-lsi-ne-ligjin-e-magjistratures