Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Berati ishte ndalesa e dytë e festivalit të Muzikës Baroke në ditën që u shënua 10 vjetori i përfshirjes në listën e trashgimisë botëore të mbrojtur nga UNESCO. Soprano, Erinda Agolli, dhe artistë nga Holanda e Italia performuan në ambientet e Muzeut Etnografik para qytetarëve e turistëve që po kalojnë pushimet në Berat.

Tingujt e muzikës baroke mbyllën aktivitetet në 10 vjetorin e përfshirjes së Beratit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO.

Artistë nga Holanda e Italia bashkë me sopranon shqiptare Erinda Agolli performuan në ambientet e Muzeut Etnografik në kudër të edicionit të pestë të festivalit VOX Baroque.

Themeluesi i këtij festivali, Jusuf Beshiri, është shprehur se qëllimi i këtyre shfaqjeve është afrimi i qytetarëve me muzikën.

Koncerti tërhoqi qytetarë dhe turistë të huaj që po qëndrojnë për pushime në Berat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vox-baroque-ne-berat-koncerti-ne-10-vjetorin-e-perfshirjes-ne-mbrojtjen-e-unesco