Surprise Me!

Hetimet për 3.4 mln € në dy automjete 'Toyota', Prokuroria kërkon të dhëna nga tre shtete

2018-07-09 4 Dailymotion

Prokurorja Dolores Musabelliu e cila po heton dosjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete "Toyota Auris" kërkon nga Belgjika, Anglia dhe Italia të dhëna për shtetasit e dyshuar në pastrim parash dhe dyshimet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.<br /><br />Këto letërporosi të dërguara nga hetuesit shqiptarë do të mbledhin të dhëna për aktivitetin dhe lidhjet e të proceduarve jashtë vëndit nga ku është edhe origjina e 3.4 milion eurove. Aktualisht krimet e rënda janë duke hetuar të proceduarit mes tyre Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri si dhe në mungesë kushërinjt Alfred dhe Elvis Vladi.<br /><br />Fillimisht ky procedim u nis nga akuza e Durrësit por më pas në kuadër të grupit të strukturuar kriminal hetimet u transferuan tek krimet e rënda. Edhe pse janë pyetur disa herë, të ndalurit mohojnë lidhjet dhe dijeninë se në kamionin që solli makinat nga Belgjika të kishin vendosur 3.4 milion euro.

Buy Now on CodeCanyon