Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e së hënës një korrier shqiptar droge, banues në Vittoria, i cili transportonte 35 kile hashash. Në pranga ka rënë Krenar Neziraj, 49 vjeç nga Vlora. Ky i fundit po udhëtonte me një makinë "Fiat Croma".

"Ishte ora 22:00 kur kaloi një Fiat Croma me shpejtësi të lartë mbi 514 km/h, në territorin e Chiaramonte Gulfi. Agjentët u vunë në lëvizje për shpejtësinë shumë të lartë, duke ndjekur nga pas makinën" raportojnë mediat italiane.

Shoferi në fillim ndaloi, por më pas u përpoq të ikte.Ai u bllokua nga një patrullë policie që i kishte zënë rrugën. 49 vjeçari sërish u përpoq të ikte në këmbë, por u bllokua dhe u prangos.

Policia ushtroi një kontroll paraprak nga i cili shqiptari rezultoi i pastër dhe në rregull me dokumentacionin e mjetit.

Për të kryer një kontroll të saktë të automjetit, policët e çuan atë në stacionin policor në Raguzë.

Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kg.

Në çdo paketë prej rreth 1 kg ishte stampuar logoja e euros dhe sasia e drogës ishte ndarë në 10 pako më të vogla me më shumë se 100 gram.

Droga gati për shitje tek tregtarët do të ndahej më pas në doza më të vogla prej 1 gram dhe do të shitej nga 10 euro secila.

Në total llogaritet se droga do të vlente 350 mijë euro.

Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shpejtesia-prangos-korrierin-shqiptar-te-droges-me-35-kg-hashash-ne-mjet