Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grua dhe foshnja e saj 10 muajsh mbetën të lënduar lehtë të hënën në Elbasan në një prej 4 aksidenteve që u regjistruan në qytet si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit në rrugë! Qytetarët pranojnë kulturën e keqe të respektimit të rregullave, por nga ana tjetër kërkojnë masa të rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin sinjalistikën në qytet ose lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Mos respektimi i sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët shkaktoi 4 aksidente të hënën në Elbasan.

Në një rast, një grua mbeti e lënduar bashkë me fëmijën 10 muajsh pasi u përplas nga një makinë ndërsa po kalonte në vizat e bardha në një zonë në qendër të qytetit.

Për rastin policia ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërsa fatmirësisht nëna dhe fëmija nuk morën lëndime të forta.

Një vëzhgim me kameran e Ora Neës në Elbasan, tregoi se shumë qytetarë nuk i zbatojnë rregullat, ndërsa kalojnë në mes të rrugës edhe në rastet kur vizat e bardha të dedikuara janë vetëm pak metra larg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksidente-mbi-vizat-e-bardha-qytetaret-dhe-drejtuesit-e-mjeteve-nuk-zbatojne-rregullat