15 mijë banorët e njësive administrative Blinisht e Kallmet në Lezhë prej vitesh përballeshin me ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të amortizimit të rrjetit.

Report TV më herët ka ngritur shqetësimin e këtyre banorëve, teksa OSHEE së fundmi ka ndërhyrë me investime në rrjetin elektrik.

Banorët e zonës shprehen se ky investim ishte i domosdoshëm, pasi bizneset e zonës po shkonin drejt falimentit dhe familjet kishin nisur të largoheshin.

Rrjeti i amortizuar është një problem që haset në shumë zona të qarkut të Lezhës, teksa qeveria ka premtuar se do ndërhyjë.