Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes një letre publike ministri i Turizimit Blendi Klosi u kërkon kryetarëve të bashkive në zonat bregdetare të marrin masat për të garantuar sigurinë e jetës së pushuesve. Ministri Klosi tha se nëse subjektet private nuk vendosin kulla dhe vrojtues plazhi të ndërpritet mënjëherë kontrata. Reagimi ka ardhur pas ngjarjeve të fundit, ku tre pushues u mbytën në det.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u ka shkruar letër 12 kryetarëve të bashkive, në zonat bregdetare për të kërkuar marrjen e masave për vendojen e stacioneve të plazheve dhe rojeve bregdetare.

Ministri Klosi ka kërkuar zbatim të ligjit, që do të thotë në rast se subjektet nuk zbatojnë rregullat e veprimtarisë së tyre që përfshjinë sigurinë e jetës, duhet që bashkitë të ndërpresin kontratën me ta.

Nga task forca e ngritur për kontrollin e plazhe, kryesisht për elementë të sigurisë rezulton se mungojnë sinjalizimet për zonat për përdorimin e mjeteve lundruese për argëtim, kulla dhe vrojtues plazhi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-leter-12-kryetareve-te-bashkive-mbroni-pushuesit-ne-bregdet