Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa bisedimet mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit turk që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës janë në fazën teknike, përfaqësuesi i Ankarasë në vendin tonë thotë se punimet do të nisin brenda vitit!

Nga Vlora ku pati një takim me kryebashkiakun Dritan Leli, Ambasadori Ahmet Joruk theksoi se ky projekt me bekimin e Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Turk, Rexhep Taip Erdogan do të sjellë zhvillim

Ahmet Joruk: Së afërmi do të nisë aeroporti i Vlorës i cili do të ndikojë jo vetëm në jetën social ekonomike të Vlorës, por të gjithë vendit tuaj! Vetëm në fazën e parë të punimeve për aeroportin, do të punësohen rreth 1000 persona, ndërsa negociatat kanë mbetur thjesht në diskutimet në nivel teknik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndertimi-i-aeroporti-te-vlores-ambasadori-turk-do-punesohen-1-mije-persona