Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka trajtuar shqetësimin e 34 punonjësve të Nënstacionit Elektrik Poçem dhe të TEC-it në Ballsh te cilët kanë 20 muaj që nuk paguhen, duke filluar që nga viti 2016.

Kompania Armo dhe TPD ?Trading Petrol and Drilling? sh.a nuk kanë respektuar kontratat me këto punonjës duke mos i paguar.

Nën stacioni Elektrik Poçem furnizon me ujë jo vetëm rafinerinë e Ballshit por gjithë zonën e Mallakastrës dhe të Ballshit, dhe duke u nisur nga fakti që ky nënsatacion është ?Sektor jetik? punonjësit nuk mund ta lënë punën pasi përballen me forcën e ligjit dhe përfundojnë në burg, por nga ana tjetër kur bëhet fjalë për pagesat askush nuk mban përgjegjësi.

Ka 2 vite që rroga nuk marrin, por punonjësit shkojnë çdo ditë në punë.

Punonjës: "Puna këtu vazhdon normalisht 24 orë. Këtu furnizohet gjithë Mallakastra me ujë dhe energji elektrike. Në një sektor jetik nuk mund të sakrifikoj dhe të shkoj drejt burgut."

"Pa rrogë kemi 14 muaj kur kishim kompaninë Armo dhe 6 muaj që doli me humbje IRTC. Në dhjetor të 2017 na ndërpreu kompania IRTC. Në atë moment ndodhi një fatkeqësi natyrore dhe u përmbyt. Nuk mund ta vinim në punë, por na bënë presion dhe vumë nënstacionin në punë. Nën presionin dhe terroit e drejtorit të OSHEE në Fier, Armando Zuka, nëse nuk vendosni nënstacionin në punë penalizoni një komunitet. Megjithatë e vendosëm në punë edhe nën presionin e prangave të policisë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-punonjesit-e-nenstacionit-elektrik-pocem-dhe-tec-it-ballsh-20-muaj-pa-rroga