Surprise Me!

Merr fund arratia 10-vjeçare e nje vrasesi shqiptar

2018-07-13 1 Dailymotion

Pas 10 vitesh në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, autoritetet kanë mundur të ndalojnë një 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.

Ai është Ylli (Fatmir) Vangjelaj, banues në Vlorë dhe u arrestua këtë të enjte, falë shkëmbimit të informacioneve në kohë rekord midis strukturave të Policisë Shqiptare dhe asaj italiane.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se "më 25 Mars të vitit 2009, Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të ?Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim?.

Vrasja për të cilën është dënuar Vangjelaj është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një ekuadoriane, e cila dyshohej se punonte si prostitutë.

Policia thotë se 42-vjeçari i fshihej drejtësisë duke përdorur gjeneralitete të rreme.

"Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale, një automjet i markës ?Ëolksvagen Passat?, një leje drejtimi e cila dyshohet e falsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar, dy telefona celular. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane e cila e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg", thuhet më tej në njoftimin për mediat./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon