Surprise Me!

Toyotat me 3.4 mln euro, rikonfimohet masa "burg pa afat" për katër të akuzuarit

2018-07-13 0 Dailymotion

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, të 4.3 milion euro të fshehura në dy makinat Tayota Auris. Avokatët e të katër të arrestuarve Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka I kërkuan gjykatës për të mos i konsideruar ata grup të strukturuar kriminal por thjesht si persona që kanë konsumuar veprën penale të mos deklarmit të të ardhurave në kufi.

Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Ndërkohë njëri nga avokatët ka pranuar akuzën për armëmbajtje pa leje për klientin e tij Agim Ceka. Po ashtu nga kjo seancë gjyqësore u mësua se është regjistruar procedim penal edhe për Alfred dhe Elvis Vladin të cilët janë shpallur në kërkim.

Të katër të arrestuarit fillimisht dolën për masë arresti përpara gjykatës në Durrës e cila e transferoi çështjen tek krimet e rënda pasi prokurorët vendosën ta konsideronin aktivitetin e të arrestuarve si grup i strukturuar kriminal. Seanca tek Krimet e Rënda nisi me prezencën e medias por më pas me kërkesë të prokurorit seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor.

Operacionit policor për kapjen e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit disa javë më parë i parapriu në parlament me një deklaratë nga Lulzim Basha në parlament më 21 Qershor 2018 për ekzistencën e një makine Toyota Yaris, brenda të cilës po transportoheshin 1.5 milionë euro. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit.

Buy Now on CodeCanyon