Surprise Me!

3.4 milione eurot e kapura ne Durres, Krimet e Renda lene ne burg 4 te arrestuarit

2018-07-13 0 Dailymotion

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit e 3.4 milionë eurove që u sekuestruan në portin e Durrësit, në dy Toyota Yaris. Sipas togave të zeza, për Edi Likën, djalin e tij Klevin, Arben Çekën dhe Alban Mollaymerin nuk kanë ndryshuar kushtet dhe deri në përfundim të hetimit ata do qëndrojnë në qeli.<br /><br />Masa u verifikua nga Krimet e Rënda pasi dosja erdhi për kompetencë nga Prokuroria e Durrësit. Sipas hetimeve të deritanishme, 4 persona janë pjesë e një grupi të strukturuar, sëbashku me dy kushërinjtë e shqallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi. Këta dy fundit ishin dhe personat që kishin porositur automjetet në Belgjikë, aty ku dyshohet se mund të jenë ngarkuar edhe paratë.<br /><br />Në dëshmitë e tyre të arrestuarit kanë sqaruar se kanë punuar për llogari të kushërinjve Vladi, të cilët dyshohet se janë transportuesit e eurove. Prokuroria ka dyshime se pritësit e vërtetë të parave janë persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Për identifikimin e tyre janë dërguar letër-porosi në katër vende, Angli, Belgjikë, Gjermani dhe Itali.

Buy Now on CodeCanyon