Surprise Me!

Ora News - Kreu i ILDKP jep alarmin: Në 2019 mbetemi pa gjykatë Apeli

2018-07-13 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para Komisionit të Ligjeve ku prezantoi raportin 1vjecar të punës së institucionit që ai drejton, kryetari i Inspektoratit lartë të deklarimit dhe kontrollit pasurive, Shkëlqim Ganaj, thotë se nga kontrolli 800 gjyqtarë dhe prokurorëve, rezulton se mbi 50% e tyre kanë probleme me pasurinë dhe pritet që të shkarkohen nga vettingu.

Ganaj: Të dhënat e para janë shqetësuese. Rezulton që 50% e tyre të kenë probleme qoftë për fshehje pasurie, qoftë për deklarime të rreme, qoftë për konflikt interesi.

Kryeinspektori ILDKPKI-së tha se për shkak të vetingut, në vitin 2019 rrezikojmë të mbetemi pa gjykatë apeli.

Ganaj: Pjesa e gjyqtarëve të Apelit është pjesa që ka problematikat më të lartë. Duke parë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj se vitin tjetër do të jemi edhe pa gjykatë apeli me këtë trend.

Ganaj shpjegoi edhe arsyet pse prokuroret dhe gjyqtarët të cilët kan figuarur të pastër në ildkpi, jan gjetur me probleme dhe shkarkuar nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kreu-i-ildkp-jep-alarmin-ne-2019-mbetemi-pa-gjykate-apeli

Buy Now on CodeCanyon