Surprise Me!

Ora News - Në kulmin e sezonit, Velipoja "skenë krimi" pas ndërhyrjes së FNSh-së

2018-07-13 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Velipoja është zgjuar kështu mëngjesin e së enjtes, në disa pika të ndryshme të vijës bregdetare, nga derdhja e Bunës në Vilun.(shikoni foton dhe videon)

Shkak u bë një operacion blic i policisë së shtetit, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Hetimit Tatimor.

7 biznese janë bllokuar, ndërsa njërit prej tyre ju sekuestruan shezllonet.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike erdhi pas denoncimit që kishte bërë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e cila tha se ndërhyrja ishte përgjegjesi e këtyre institucioneve.

Sipas Bashkisë, subjektet në fjalë nuk kanë leje për ushtrimin e aktivitetit dhe nuk kanë paguar detyrimet përkatese siç e përcakton ligji.

Por vetë pushuesit janë të çuditur nga ky rrethim i vendit si në një skenë krimi, e që bëhet pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-kulmin-e-sezonit-velipoja-skene-krimi-pas-nderhyrjes-se-fnsh-se

Buy Now on CodeCanyon