Tre ditë nga vendimi i Këshillit Bashkiak Durrës për shpalljen e emergjencës mjedisore, në depozitimin e mbetjeve urbane në Porto Romano asgjë nuk ka ndryshuar.

Kamionë të ngarkuar me plehra shkarkohen në të njëjtin vend. Në ndërmarrjen komunale në varësi të bashkisë Durrës, drejtuesit thonë se deri në një vendim të dytë ato do të vazhdojnë të depozitohen në Porto Romano.

?Edhe pse është marrë ky vendim i Këshillit Bashkiak para 2-3 ditësh, ne vazhdojmë punën në mënyrë të përditësuar për shkarkimin e mbetjeve në këtë fushë, sepse duhet një hapësirë kohore më e zgjatur që ne të reflektojmë ndryshimet që duhen bërë?, tha Fadil Ago, kryetar i degës së Shërbimit Komunal.

Sa shpejt në kohë do të ndryshojë ky realitet, askush nuk mund ta thotë. Thuhet se shpallja e emergjencës mjedisore është vetëm fillimi i një sërë procedurash shkresore dhe ligjore që duhet të ndiqen nga bashkia e qytetit dhe ministritë përkatëse, për të cilat duhet shumë kohë.