Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një automjet është djegur gjatë natës në qendër të qytetit bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00.

Mjeti me targa AA 347 OO në pronësi të Valentina Kurtit me profesion parukiere eshte djegur pjesërisht,.

"Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga " Kumini" , ka rënë zjarr dhe është djegur Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit" informon policia.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa ngjarja ka shkaktuar frikë tek banorët.

"U frikësuam kur pamë flakët, po prisnim shpërthimin e motorit të makinës nga momenti në moment"janë shprehur ata.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për arsye ende të paqarta.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-digjet-gjate-nates-automjeti