Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kroacia bllokon me vendim gjykate anijen "Sea Scanner?, që u largua pa leje nga Porti i Durrësit.Gjykata e Rijekes ka vendosur sekuestro të anijes dhe 195 mijë euro garanci për pronarin, pasi ka shkelur kodin detar.

Anija ?Seascaner? me flamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës.

Drejtues të Portit Durrës sqaruan se pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes hynë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr.

Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur dhe dëmshpërblimin e saj.

Por subjekti dërgues dhe transportues që është kompania ?Sea Scanner Logistics?, rezulton se ka probleme me siguracionin e mjetit dhe rrjedhimisht probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.

Ndaj pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritetet shqiptare nga rada portuale e Durrësit.

Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kroacia-sekuestron-anijen-e-kripes-qe-u-arratis-nga-durresi