Surprise Me!

Ora News - Jaka: Politika ka "ushqyer" shqiptarët me integrim jo mirëqenie

2018-07-13 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, thotë se politika ka vënë integrimin në plan të parë për qytetarët dhe jo mirëqenien.

Jaka: Kemi një periudhë 6 mujore që sipërmarrja është e stepur për të qenë prezente me projekte të ndryshme. Klasa politike në Shqipëri e ka mbërthyer aq shumë qytetarin shqiptar me formulën e integrimit, sa në momentin që dështon qoftë edhe në një fazë fillestare, atëherë kemi një reagim të drejtpërdrejt të indikatorëve të mos besimit apo humbja e optimizmit.

Gabimisht, politika e ka mbërthyer opinionin publik, edhe qytetarin edhe sipërmarrësin që procesi i integrimit është vendimtar për të, ndërkohë që ka lënë thelbësoren pa e trajtuar që mirëqenia dhe cilësia është thelbësore jo integrimi evropian që nuk ka për të ndodhur kurrë pa përmirësuar cilësinë e jetesës. Që të përmirësojmë mirëqenien ne duhet të kemi ato tre reformat e rëndësishme, fiskale, monetare dhe strukturore. Ne na mungon edhe reforma fiskale edhe reforma strukturore, por edhe ajo monetare akoma nuk është në nivelin e duhur.

Hapja e negociatave do të sillte një dorë optimizmi tek secili investitor. Pranimi në NATO na dha një hov plus sepse është një element sigurie. Nëse do të kishim edhe hapjen e negociatave do të kishim edhe një faktor plus.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jaka-politika-ka-ushqyer-shqiptaret-me-integrim-jo-mireqenie

Buy Now on CodeCanyon