Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Elbasani gjatë sezonit turistik rrezikohet nga zjarret për shkak të temperaturave, por më e rrezikuar mbete zona turistike Kodër Krasta. Një tjetër rrezik për këtë qark mbetet edhe gjendja e mjeteve të zjarrëfikëses të cilat edhe pse janë në gjendje pune janë të vjetra dhe të pasigurta për punonjësit e zjarrëfikëse.

Rreziku për zjarre në muajin gusht është më i lartë për shkak të temperaturave të larta. Kodër Krasta në Elbasan e cila është edhe një zonë turistike, mbetet më e rrezikuara nga zjarret, por pavarësisht këtij fakti zjarrëfiksja në këtë qytet do të operojë me mjetet të vjetra edhe të pasigurta.

Tajar Alla: "Makinat janë të vjetra dhe në gjendje pune por nuk kanë siguri."

Por pavarësisht problematikave kreu i zjarrëfikëses thekson se i kanë marrë masat për sezonin turistik duke përgatitur një grup të gatshëm është për çdo situatë alarmate nga banorët apo turistët në atë zonë.

Tajar Alla: "Efektivët në çdo moment janë të gatshëm, përveç turnit gjatë ditës kemi dhe një grup të gatshëm që është në gatishëmri për tu ardhur në ndihmë kolegëve."

Për shkak të temperaturave të larta në 6-mujorin e parë të 2018, në Elbasan ka rënë 47 zjarre të cilat kanë përfshirë pyje dhe disa banesa, por pa shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarrefiksja-ne-elbasan-me-mjete-te-vjetra-e-te-pasigurta