Ja vlen ta vizitoni. Është një mrekulli natyrore që rezervon të papritura, natyrë të egër, lumenj që rrjedhin mes shkëmbinjve dhe fshatra si në përralla.

Një ftesë joshëse kjo për të eksploruar jugun e vendit tonë, dhe është bërë nga e përditshmja italiane ?Corriere della Sera?. Në një artikull të detajuar ajo përshkuan jugun përtej detit, plazheve dhe gjireve.

Ajo fton turistët të gërmojnë bukuritë e fshehura të vendit tonë, nga Tirana në Berat, dëshmi e një bashkëjetese të lashtë paqësore midis kulturave dhe feve të ndryshme.

Përveç qytetit të beratit, tashmë pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO, gazeta sugjeron burimet termale të Përmetit.

Në reportazh përshkruhen me detaje bukuritë e Gjirokastrës, më pak se 30 kilometra nga kufiri me Greqinë. Muze, dyqane dhe restorante nga kohë të tjera.

Një tjetër kënaqësi që të ofron udhëtimi në jug është ushqimi; mish qingji ose viçi, byrekë të ndryshëm, djathëra dhe sallata.