Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkodra është tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40, në lagjen "Naim Gjylbegu", ku shtetasi Burhan Berçama rreth 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silvi.N janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre me targa AA006HA.

Burhan Berçama mësohet se ka qenë ish-polic në Fushë Arrëz dhe kishte dhënë dorëheqjen nga policia para procesit të Vettingut.

Dy viktimat kanë qenë në mjet bashkë me fëmijën e tyre 1 vjeç që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-nje-person-vritdet-me-arme-zjarri-nje-ish-polic