Report Tv siguron videon ekskluzive të djegies së automjetit në Shkodër, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e ish-policit Boran Bërcama dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci. <br /><br />Video e mbërritur në redaksinë e Report Tv është regjistruar në orën 03:12 të mëngjesit të kësaj të diele. Pak mesnate besohet se ka ndodhur edhe krimi tronditës në lagjen "Naim Gjylbegu" të Shkodrës. Makina duket ende në flakë, edhe pse e shkrumbuar tërësisht. <br /><br />Mëngjesin e sotëm, policia gjeti edhe një armë zjarri brenda makinës së djegur.