Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pamjet në video i përkasin atij që autoritetet turke e quajnë grushti i shtetit të dy viteve më parë.

Sot dy vite pas kësaj ngjarje në Tiranë u mbajt këtë të dielë një program me rastin e dy vjetorit të grushtit të shtetit të dështuar, të orkestruar sipas autoriteteve turke nga pjestarët e organizatës terroriste FETO.

Aktiviteti i organizuar nga Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük,vijoi pasi të pranishmin ndoqën disa pamje nga momentet e fokusuara me 15 korrik të vitit 2016 nga ku të pranishëm ishin dhe protagonistë të saj.

Protagonistët e ngjarjeve thanë se edhe pse janë falenderuar si heronj, heronjtë e vërtetë janë ata që humbën jetë në ato ngjarje.

Sipas Ambasadorit turk, përpjekja e grushtit të shtetit ishte faza e fundit e anëtarëve të organizatës terroriste FETO për të marrë kontrollin në Turqi.

Në Turqi po zhvillohen 288 seanca gjyqësore në lidhje me përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit. Prej tyre, 56 zhvillohen në Ankara, 53 në Stamboll dhe 179 të tjera në qytete të ndryshme turke.

Në 15 korrik, si pasojë e tentativës së grushtit të shtetit 251 policë, ushtarakë dhe civilë ranë dëshmorë dhe më shumë se 2000 të tjerë u plagosën.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasada-turke-ne-tirane-perkujton-2-vjetorin-e-grushtit-te-shtetit