Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një vajza ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Në pamjet që vijnë për Report Tv nga qyteti bregdetar, duket vajza brenda në gropë. Fatmiriësisht, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën por ka pësuar dëmtime të shumta.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, dhe vajza është nxjerrë nga gropa duke u transportuar për në spital.

Në pamje duket vajza e shtrirë në gropë, momentet kur ajo del nga spitali ndërsa banorët e pallatit dhe stafi i ambulancës përpiqen ta ndihmojnë.

Ngjarja e sotme ngre edhe njëherë shqetësimin lidhur me sigurinë e jetës në ashensorët që janë instaluar në pallatet shqiptare.