Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
34 vjeçari Kejdi Hysa, i njohur me dy emra të tjerë u vra pas një konflikti për para të dhëna me fajde! Autori i arrestuari, Hysni Ramaj ka pranuar në polici vrasjen, ndërsa ka thënë se ai dhe bashkëpunëtori në kërkim e vranë 34 vjeçarin para se ai ti vriste për paratë që nuk mund tia kthenin në kohë.

Një konflikti i lindur për shkak të parave të dhëna me fajde dhe pamundësia për t'i kthyer është motivi i rrëmbimit dhe vrasjes së Kejdi Hysës, 34 vjeçarit nga Laçi të njohur edhe me emrin Elion apo Sahit që u gjet i varrosur në Nikël të Fushë Krujës 9 ditë pasi ishte denoncuar i zhdukur nga familja!

34 vjeçari që sipas burimeve ishte njohur për këtë veprimtari në zonën e tij i kishte dhënë një sasi parash personave që më pas i morën jetën.

31 vjeçari Hysni Ramaj, i vënë në pranga të shtunën për krimin, ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe ka treguar motivin e krimit për të cilin është në kërkim edhe një person tjetër.

Ramaj ka thënë gjatë marrjes në pyetje se i 34 vjeçari prej disa kohësh i kërkonte me ngulm borxhin që i kishte dhënë. Madje sipas tij një ditë i kishte bërë presion, ndërsa sipas tij e kishte kërcënuar se do ta vriste në rast se nuk i kthente paratë.

E vramë ne para se të na vriste ai? ka thënë citohet të ketë deklaruar Ramaj para policisë.

34 vjecari nga Laci ishte në kërkim prej tre vitesh nga Policia, pasi në 10 korrik 2015 bashke me 6 persona të tjerë vranë në Sarandë pronarin e një lavazhi pas një debati për motive të dobëta
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/groposja-e-34-vjecarit-autori-rrefehet-ne-polici-e-vrame-ne-para-se-te-na-vriste