Surprise Me!

Fadil Hasa nuk jeton me

2018-07-16 6 Dailymotion

Lista e skeçeve me protagonistë Fadil Hasën është e gjatë. Kujtesës së humorit shqiptar, aktori që ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare pas një sëmundje të lig, i dha shumë. Sot e kujtojmë me disa nga krijimet më domethënëse që shënjuan edhe karrierën e Fadil Hasës, ?Sheqer sheqer?<br /><br />Preku jo vetëm skenën e estradës por edhe të kinemasë me personazhe protagonistë dhe jo, interpretuar në të dyja rastet me mjeshtëri, si Shaban magazinieri të ?Zëvendësi i grave?...dhe Hekuran Romalini te ?Mao Ce Dun?.I pëlqyer dhe i duartrokitur nga publiku, karriera e Fadil Hasës lidhet vetëm me estradën e Durrësit qytetit ku jetoi deri në ditët e fundit të jetës së tij. Veshi kostumin e dhjetëra personazheve si aktor profesionist dhe bashkë-interpretoi me emra të njohur të humorit durrsak dhe kinemasë gjatë artit të realizimit socialist dhe post tij. Vitet e fundit i tërhequr nga skena, Fadil Hasa mbante titullin ?Artist i Merituar? dhe disa çmime si aktori më i mirë dhënë në festivale të ndryshme të filmit.<br /><br />Falënderimi i fundit Fadil Hasës do ti jepet paraditen e së Martës në teatrin ?Aleksandër Moisiu? në Durrës.

Buy Now on CodeCanyon