Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari nuk e kaloi Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti parregullsi në pasurinë e vajzës së tij, e cila ka blerë një apartament 73 mijë euro.

Ajo deklaroi se ka marrë dy hua për apartamentin, por personat që i kanë dhënë paratë nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Vetë Dizdari nuk justifikoi as blerjen e një apartamenti 94.7 metra katrore në Girin e Lalëzit dhe një sipërfaqe tokë arë në Bathore.

Komisioni konstatoi se Dizdari ka kontakte të pa përshtatshme me një person të dënuar.

Avokati i gjyqtarit tha se Dizdari ka lidhje familjare me këtë shtetas.

Tv Klan