http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ditë pas vrasjes së dyfishtë në Shkodër grupi hetimor i çështjes ende nuk ka asnjë person të dyshuar si ekzekutor, por ka arritur të zbulojë diçka nga kamerat e sigurisë.

Pamjet filmike të sekuestruara tregojnë hyrjen dhe daljen e autorit të dyshuar, i cili gjatë momenteve të ekzekutimit mbante një kapele në kokë. Burimet thane së ai është mbi 1.80 i gjatë me flokë të zeza, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar sekuestrimin e kamerave të sigurisë të zonës për të parë filmimet e disa ditëve para ekzekutimit.

Blutë dyshojnë se autori është afruar pranë shtëpisë së Boran Bërçanës më parë për të studiuar lëvizjet e viktimave.

Për sa i përket makinës, autori i cili rezulton se është një person i vetëm, largohet me një mjet ?Benz C Class? në drejtim të lagjes ?Kiras?.

Nga kamerat e sigurisë të rrugës dallohet që ai merr drejtimin në vendin e quajtur Zooteknike, duke u ndalur në zonën e Bypass-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër, ku dhe i vuri flakën mjetit, brenda të cilit ishte arma.

Makina rezulton e vjedhur në kryeqytet, ndërsa targat janë të mbivendosura.

Nga ekspertiza balistike e armës automatike, policia nuk ka mundur të gjejë gjurmë dhe e vetmja shpresë mbeten kamerat e sigurisë, të cilat po ekzaminohen deri në 10 ditë para ngjarjes.

Boran Bërcana dhe Silva Ndoci u qëlluan nga një distancë e afërt rreth orës 1 pas mesnatës të së shtunës në hyrje të pallatit ku banonin. Fatmirësisht asnjëri prej 22 plumbave të qitur nga arma MP5 nuk preku djalin e çiftit, i cili u gjet në prehrin e nënës së pajetë nga banorë të zonës.