Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, anëtare të marrëveshjes CEFTA do të fillojnë heqjen e tarifave doganore për produktet industriale e më pas për ato bujqësore.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka mbledhur në një takim krerë të institucioneve përgjegjëse shqiptare dhe shoqatat e biznesit, ku u kërkoi që të nisin përgatitjet për harmonizimin e tregut rajonal, gjë e cila do t?i paraprijë integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ahmetaj tha se nisma do të ndihmojë tregtinë e lirë dhe konkurrencën e ndershme, e se duhen lënë pas nga të gjitha shtetet mentalitetet e vjetra të bllokimit.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë CEFTA është themeluar që në vitin 1992, por që nga viti 2013 anëtare të saj janë vendet e Ballkanit jashtë Bashkimit Europian. Pavarësisht këtij dakordësimi, tregu rajonal dhe autoritetet vendosin barriera të shumta në tarifa e procedura të cilat bllokojnë lëvizjen e lirë të mallrave.

Tv Klan