Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga selia blu, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, apeloi kreun e shtetit Ilir Meta të mos dekretojë ligjin për Teatrin.

PD i bëri thirrje dhe prokurorisë që të nisë një hetim pasi sipas Albana Vokshit, qeveria ka gënjyer kur ka thënë se kompania që po e ndërton është pronar kufitar me pronën e teatrit.

Sipas PD-së, kompania ka në pronësi vetëm 298 metra katrorë dhe jokufitare me teatrin.

Vokshi: Edi Rama dhe kukullat e tij, Veliaj e Kumbaro kanë gënjyer qëllimisht Kuvendin! Kjo është një arsye e mjaftueshme që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv.Mashtrimi i Parlamentit me ligj nga kryeministri është një fakt i mjaftueshëm që çdo prokurori e pavarur dhe e pakontrolluar politikisht do të merrte sot në ndjekje penale Edi Ramën dhe çdokënd që ka mbrojtur këtë mashtrim skandaloz, duke përfshirë Erion Veliajn dhe Mirela Kumbaron.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-rama-ka-mashtruar-parlamentin-kompania-nuk-eshte-pronare-kufitare-me-teatrin