Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka marrë një tjetër rrjedhë gjyqi për vrasjen 23 vjeçarit, Hermes Beqiri, ngjarje e shënuar vitin e kaluar pas një sherri mes një grupi shokësh që në atë kohë u tha se nisi për një kapele. Ndryshe nga deklarimet e para, autori i dyshuar Elvis Hoxha tashmë ka ndryshuar dëshminë dhe mohon të jetë ai njeriu që qëlloi 6 herë ndaj Hermes Beqirit.

Ndryshe nga dëshmia që dha në 27 shkurtin e këtij viti përpara trupës gjykuese në Shkoder, kur u njoh me masën e sigurisë, Elvis Hoxhaj, i riu i dyshuar si autor i vrasjes së Hermes Beqirit ka përmbysur gjithçka në gjyqin e themelit që ka nisur ndaj tij.

?Atëherë deklaroi se nuk e kishte vrarë me paramendim Hermesin dhe nëse do të kishte mundësi do ta zhbënte atë që ka ndodhur. Kërkoj falje dhe mëshirë nga trupi gjykues?.

Por sot (18 korrik 2018) 17 vjeçari deklaroi se nuk e ka kryer ai këtë krim, e madje nuk ndodhej në vendngjarje atë ditë, por tek disa të afërm në Malësi të Madhe.

Gjyqi i zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkoder, zgjati pak minuta dhe pas këtij ndryshim kursi, gjithçka u shty për me 25 korrik, ku gjykata do të njihet me prova të reja, të kërkuara nga prokuroria.

Pritet që të sillen të plota qelizat telefonike të autorit të dyshuar, që tregojnë përveç bisedave të bëra, edhe vendin ku ai ndodhej në atë moment.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkoder-gjyqi-vrasjen-e-hermes-beqirit-merr-rrjedhe-tjeter