Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Dimtir Bushati ishte në Komisionin e Jashtëm parlamentar për të raportuar mbi situatën dhe përgatitjet për procesin e negociatave me BE, por u përball me kërkesën e opzoitës për dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

Tritan Shehu: A mund të qëndrojë kjo qeveri, ky kryeministër dhe ju në krye të vendit pasi ju ra flamuri, pika kryesore e programit dhe aspirata e madhe e Shqipërisë.

Ditmir Bushati: Meqë përmendët shtratin e negociatave po mendoj që kjo ëndrra që ju ngadalësohet duhet të ishte një stil prej rilindasi në PD.

Opozita pretendon se qeveria po bën propagandë dhe se Shqipëria ende nuk e ka një datë për negociatat. LSI dhe PD pretendon se krimi dhe korrupsioni e kanë larguar Shqipërinë nga BE.

Tritan Shehu: Jo vetëm po largoheni çdo ditë nga negociatat, por me këtë rrugë që keni nisur ju po vini në dyshim edhe vetë MSA.

Por Ministri Bushati tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për të marrë statusin kandidat në vitin 2019. Ndaj apeloi për bashkëpunim.

Ditmir Bushati: Një klimë më mirë kuptuese politike vecse e ndihmon përparimin e Shqipërisë në këtë proces. Negociatat janë në horizontin e 2019. Hahn përcaktoi edhe afatin për hapjen e kapitujve të parë negociues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-shehu-nuk-u-hapen-bushati-opozite-te-bashkepunoje