Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka prezantuar sot në seancën e Kuvendit Raportin e KLSH për vitin 2017. Gjatë fjalimit Leskaj u shpreh se jemi në një linjë me standardet ndërkombëtare përsa i përket auditimit, si dhe është shtuar numri i auditiveve të performancës, dhe puna është e bazuar në standarde evropiane të auditit.<br /><br />Gjatë fjalës së tij, Leskaj zbardhi shifrat e auditiveve të kryera gjatë vitit 2017, si edhe dëmin ekonomik të shkaktuar përgjatë periudhës së fundit, ku theksoi se janë konstatuar shkelje me dëme në vlerë prej 825.6 mln euro. <br /><br />Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Ndërsa pengesat në informacion kanë qenë sporadike.
