Surprise Me!

Ora News - Protestë për mbrojtjen e pyjeve në Bulqizë, në mbështetje dhe vëllezërit Keta

2018-07-19 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorë të bashkisë së Bulqizës protestuan kundër prerjes dhe shfrytëzimit me koncension të masivit shekullor të pyjeve në Sheshe Bulqizë. Disa qindra banorë u mblodhën para Bashkisë së qytetit nga ku deklaruan se do të mbrojnë deri në fund pyjet që i cilësojnë ndër pasuritë e mëdha që ata kanë. Në mbështetje këtë herë ishin edhe sportistët e njohur të ringut, vëllezërit Keta.

Banorët e Bulqizës zbritën sërish në protestë për mbrojtjen nga prerja dhe shfrytëzimi i të masivit pyjor të Sheshe Bulqizë.

Me pankarta në duar ata u mblodhën në qendër të qytetit duke kërkuar anulimin e koncensionit për shfrytëzimin e pyjeve shekulllore.

Krahas qytetarëve e shoqërisë civile që janë vënë në krye të qendresës, protesta u mbështet edhe nga sportistët e njohur, vëllezërit Keta.

"Ngrihuni për të mbrojtur një të drejtë njerëzore, një e drejtë që natyra, Zoti e ka krijuar, ja ka dhënë Bulqizës".

Ali Shehu, ish-kryetari i Këshillit Komunal tha se banorët po mbrojnë një të drejtë, përballë asaj që e cilësoi tentativë të pushteteve për të marrë gjithçka publike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/proteste-mbrojtjen-e-pyjeve-ne-bulqize-ne-mbeshtetje-dhe-vellezerit-keta

Buy Now on CodeCanyon