Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, ka mbajtur një fjalim përshëndetës në Parlamentin shqiptar.

Kitaroviç ka thënë se mes dy vendeve ka një marrëdhënie të mirë që daton që prej kohës së Venedikut. Presidentja kroate tha se shqiptarët janë të respektuar në Kroaci.

Ajo theksoi se shteti kroat mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Kroacia nuk e harron sakrificën e shqiptarëve, 2 vite më parë u themelua në Zagreb shoqata e artistëve. Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve.
Shqiptarët janë të respektuar në Kroaci, në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Shenjtorja Nënë Tereza vizitoi është Shqipëria, mik i kohëve të vështira. Pakicat janë urë e rëndësishme për përfitimin e dy kombeve. Shqipëria ka perspektiva të shkëlqyera drejt BE.
Mbështesim fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE.

Kolinda Grabar Kitaroviç, presidentja e Kroacisë.