Surprise Me!

Prokuroria ankimon vendimin per Doshin, Frrokun dhe Bamin

2018-07-19 0 Dailymotion

Dy jave pasi Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm deputetin Tom Doshi për akuzën kallëzimit të rremë, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Doshi pretendoi se verën e vitit 2014  ndaj tij ishte organizuar një atentat për eleminimin e tij me urdhër të Ilir Metës.  E njëjta procedurë ankimimi është ndjekur edhe për ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, të cilët arritën t?i shpëtojnë burgut.

Frroku u dënua me 1 vit e 4 muaj shërbim prove. Ndërsa Bamit iu shua dënimi pasi e kishte kryer dënimin me 8 muaj heqje lire gjatë periudhës së paraburgimit. Këta tre persona sipas akuzës kanë krijuar prova dhe dëshmi të rreme, duke përfshirë në këtë histori edhe të tjerë persona.

Ka qenë dëshmia e Bamit dhënë në Prokurori që  ka rrëzuar të gjithë këtë pretedimin. Ai ka sqaruar se ka qenë deputeti Doshi i cili ka kërkuar që të gjeje dhe një person të tretë që do bënte porosinë, i cili ishte edhe lidhje e Ilir Metës.  Prokuroria kërkoi dënimin me 8 muaj heqje lire për Doshin dhe Frrokun dhe pritet që të ketë të njëjtën kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon