Dhunohet përpara Gjykatës së Durrësit avokati i njohur, Ilia Ilia. Avokati sapo kishte dalë nga një seancë gjyqësore, kur te dera e Gjykatës është kapur nga dy persona me të cilët është konfrontuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe pse ka marrë lëndime në pjesët e fytyrës.

Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.

Ilia Ilia, avokat
'Do pendohesh për këto që thatë'/ Avokati për Report Tv: Prokurori Arjan Ndoja më kërcënoi në gjyq
Ndërkohë, korrespondenti i Report Tv në Durrës, Artur Korriku, ka zhvilluar një bisedë me avokatin nga ambientet e spitalit ku ai po merr trajtim mjekësor dhe e ka pyetur nëse dyshon për persona të caktuar lidhur me këtë ngjarje. Ilia ka theksuar se një ditë më parë ka pasur një seancë gjyqësore ku ka qenë prokuror Arjan Ndoja.

Ilia hotë se me këtë të fundit ka pasur një debat. Në replika e sipër, zbulon Ilia, prokurori i ka është drejtuar me fjalët: "Do bëhesh pishman për këto që the". Ilia aludon se personat që e goditën janë futur nga Arjan Ndoja.

Përkundër reagimeve jo profesionale të prokurorit të çështjes, i ktheva një përgjigje që unë nuk jam katundar si ti. Ai mu përgjigj se për këtë fjalë sot do pendohesh shumë shpejt. Njëri ka qenë shoqërues i Arjan Ndojës, banda që ky ka lidhje si prokuror vodhi prokurorinë e Durrësit, ata që rrahën libanezin për tokën atje. është po ky grupim që hetohej nga prokuroria e Durrësit.

Ilia Ilia, avokat