Surprise Me!

Pamje nga vendi i ngjarjes/Shkëmbeu zjarr me policinë, arrestohet agresori

2018-07-19 0 Dailymotion

Një shkëmbim zjarri mes policisë dhe një të kërkuari ka sjellë panik dhe frikë në Radhimë pasditen e sotme. Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat nga Tirana, pasi lokalizuan të kërkuarin Jorgaq Gjini shkuan për ta arrestuar.<br /><br />Ai fshihej në Radhimë, ku kishte marrë prej disa ditësh një banesë me qira. Por në momentin që kanë rrethuar zonën dhe i kanë bërë thirrje që të dorëzohej, Gjini ka hapur zjarr me kallashnikov me breshëri ndaj policisë, ndërsa edhe blutë janë kundërpërgjigjur.<br /><br />Banesa u rrethua edhe nga forca të tjera të shumta policie, që kishin ardhur nga Tirana, ndërsa pas disa minutash Jorgaq Gjini është prangosur nga blutë e Vlorës. Ngjarja ka tmerruar turistët, që janë vendosur në atë zonë, të cilët janë kryesisht polakë dhe rusë.

Buy Now on CodeCanyon