Megjithëse ishte shpallur në kërkim nga policia për disa vepra penale, Gaqo Gjini prenotoi shtëpinë e pushimit në Radhimë të Vlorës. Informacioni se ai ndodhej në Rradhimë rezultoi i saktë për policinë. Por forcat speciale u pikasën nga 38-vjeçari para se të ndërhynin.

Sipas policisë?i kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë?.

Korrespondenti i Tv Klan tha se shumë pranë vendit ku ndodhi përplasja me armë, qëndronin një grup turistësh polakë, që kishin prenotuar një hotel për pushime. Të shtënat janë dëgjuar në të gjithë zonën dhe pushuesit kanë qenë të shokuar.

Për Gaqo Gjinin nuk që hera e parë që përplasej me uniformat blu. Në vitin 2016, ai u përfshi në një sherr me policët, por u lirua me kusht pak kohë më pas. 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', ''Kundërshtim i punonjësve të policisë'', dhe ''Armëmbajtje pa leje''.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga radhët e emigrantëve.