Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 42 vjeçar si autori i dhunimit në dyert e gjykatës të avokatit Ilia Ilia. Shtetasi Mond Voga nga Kruja, sipas policisë është njëri nga autorët e dhunës ndërsa bashëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Ndërkohë Ora News siguroi pamjet e kamerave të sigurisë ku është dokumentuar me pamje i gjithë sulmi ndaj avokatit të njohur në qytetin bregdetar

Durres- Personi që shfaqet në video duke goditur avokatin Ilia Ilia, në derë të gjykatës së Durrësit është identifikuar si Mond Voga dhe tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.

Ai është identifikuar mbi bazën e këtyre pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së vetë avokatit Ilia Ilia i cili dha emrin e Vogës si njëri prej autorëve të ngjarjes.

Pas kësaj, policia ka organizuar një aksion për ndalimin e tij, por teri më tani nuk kanë mundur të lokalizojnë 42 vjecarin, ndërsa po punohet për identifikimin e bashkëpuntorit, që në pamje shfaqet me një kapele në kokë!

42 vjecari banues në fshatin Halil të Krujës, madje kishte edhe një bashkëpunëtor, që policia ende nuk e ka identifikuar. Është pikërisht burri që mban një kapele në kokë.

Dy personat iu afruan avokatit Ilia ndërsa ndodhej i shoqëruar nga një person i identifikuar si Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-identifikohet-njeri-prej-agresoreve-qe-dhunoi-avokatin