Surprise Me!

Drejt perfundimit nenstacioni i Lalezit

2018-07-21 1 Dailymotion

Vitin e ardhshëm zona turistike e Gjirit të Lalëzit do të furnizohet me energji nga një nënstacion tërësisht i ri. Investimi me vlerë 4.5 milion dollarësh do të rritë cilësinë e shërbimit e do t?i japë fund defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Gjatë një inspektimi, ministri Damian Gjiknuri tha se deri tani është kryer thuajse gjysma e punimeve, e se prioritet i qeverisë është zgjidhja e problemeve në zona me përparësi turizmin.

?Investimet në këtë fazë do të fokusohen në dy drejtime:  Një, duke i paraprirë zhvillimeve të mundshme apo duke investuar në ato zona që kanë potencial të madh të rritjes ekonomike, siç janë zonat me përparësi turizmi?, tha Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas përfundimit të nënstacionit, do të fillojë rinovimi të gjithë rrjetit energjitik të zonës në të cilin nuk është investuar prej më shumë se 50 vjetësh.

?Është një zonë e cila është që nga koha e elektrifikimit e paprekur, e painvestuar përsa i përket energjisë elektrike. Ka nisur fazën e parë që është realizimi i këtij nënstacioni dhe do të pasohet me fazën e dytë në fund të vitit, me zhvillimin e rrjetit  20 kilovolt që është një investim tjetër rreth 1 miliardë lekë të reja?, tha Ardian Çela, administrator i OSHEE-së.

Paralelisht me këtë investim edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit po ndërton linjën 110 kV Sallmone-Gjiri i Lalëzit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon