Tarifa e Rrugës së Kombit ka krijuar konfuzion edhe tek invalidët në Kukës. Ata ende nuk kanë dijeni nëse kjo kategori do të paguajë apo jo tarifën në Rrugës së Kombit.<br /><br />Paketa lehtësuese për lëvizjen në Rrugën e Kombit e bërë publike nga Qeveria më 22 qershor, nuk parashikon asgjë në lidhje me invalidët. Neni 16 i statusit të Invalidit, e përjashton këtë kategori nga sistemi i taksave të drejtpërdrejta, por cilësimi si tarifë, automatikisht i përfshin edhe ata.<br /><br />Ndërkaq invalidët prej vitesh përballen me një sërë problemesh, duke nisur nga transporti urban, deri tek mungesa e parkingjeve para institucioneve publike për automjetet e kësaj kategorie. Në qarkun e Kukësit numërohen një mijë e 800 invalidë të cilët trajtohen me pagesë paaftësie.