Konsumimi i produktetve ushqimore që shiten nga tregtarët ambulantë mbetet ende një sfidë si për pushuesit ashtu edhe për institucionet që duhet t?i kontrollojnë ato. Edhe pse turistët e dinë rrezikun që vjen nga produktet që tregtohen jashtë kushteve, sërish puna e tregtarëve përgjatë bregut vijon të mbetet ende një biznes që funksion prejt vitesh.

Shitësit ambulantë, prej shumë vitesh, vijojnë të mbeten pjesë e pushimeve në bregdet në vendin tonë. Edhe në Durrës vërhet mjaft qartë ky fenomen në çdo cep të plazhit.

Produktet që tregtarët ambulantë ju ofrojnë pushuesve janë të pakontrolluara dhe jashtë çdo standardi, duke u kthyer edhe në kërcënim për shëndetin e tyre.

Akulloret, brumërat si dhe shumë produkte të tjera që duhet të ruhen në temperatura të posaçme, tregtohen në mes të vapës dhe jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.

Pavarësisht dijenisë për kushtet në të cilat tregtohen janë të shumtë ata që i blejnë këto produkte, por ka edhe nga ata pushues që nuk blejnë nga tregtarët ambulantë pasi mungon siguria ushqimore.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kontrollon vazhdimisht restorantet apo edhe aktivitete e tjera që shërbejnë për pushuesit në zonat turistike, por ende nuk ka arritur të frenojë tregtarët ambulantë përgjatë brezit të rërës.

Në këto kushte, pushuesit duhet të kujdesen vetë për shëndetin e tyre, teksa vendosin të konsumojnë apo jo produktet që shiten pa asnjë nga tregtarët ambulantë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tregtaret-ambulante-ne-plazhet-e-durresit-pushuesit-e-pasigurt