Surprise Me!

LSI, Luan Rama: Të ulemi te dialogojmë per ligjin e magjistratures

2018-07-23 0 Dailymotion

Me vazhdimin e seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë larguar nga salla. LSI u largua pas fjalës së zv/kryetarit të kësaj partie, Luan Ramës.I pyetur nga gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, pse LSI nuk u kujtua më herët për të bërë këtë propozim, Rama tha se për propozimet s?ka radhë apo kohë.<br /><br />S?ka radhë për propozimet, mjafton të jenë funksionale. Kemi kërkuar prej kohësh që dialogu të jetë serioz dhe i vazhdueshëm. Jemi përballë një kolapsi institucional, është emergjencë kombëtare. Ligjin do e bëjnë bandat. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ne jemi pjesë e të njëjtës opozitë dhe misioni është kthimi i normalitetet i funksioneve Kushtetuese. Reforma në drejtësi është një sfidë kombëtare. Ne kemi kërkuar që dialogu në Kuvend duhet të jetë serioz.<br /><br />Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së

Buy Now on CodeCanyon