Surprise Me!

Ora News -Fshehu pasurinë, shkarkohet prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Arben Nela

2018-07-23 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorise se Tiranes, Arben Nela.

Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, teksa i pranishëm në seancë ishte vetë prokurori, pa avokat mbrojtës.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se prokurori kishte bërë fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

Deri sot, Arben Nela mbante postin e prokurorit dhe zv/drejtuesit në Prokurorinë e Tiranës si dhe ishte kandidat për KLP-në.

Fshehje pasurie?

Kontrolli për prokurorin Arbën Nela bëhet vetëm për kriterin e pasurisë. ILDKPKI ka deklaruar që Arben Nela ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

Sipas relatorit nga hetimi u konstatua se ka mospërputhje deklarimesh për burimin e të ardhurave. Edhe ILDKPKI ka deklaruar që Arben Nela ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

Arben Nela ka deklaruar një apartament 99 m 2 që e ka blerë në shumën 42 mijë euro me të ardhurat nga paga e tij dhe bashkëshortes dhe një huamarrje prej 25 mijë euro nga motra e bashkëshortes.

KPK thotë se blerja nuk është deklaruar në kohën e duhur dhe nuk është e qartë si është marrë dhe si është kthyer kjo shumë.

Po kështu ka paqartësi për një banesë me 136 metra katrorë në Lanabregas të Tiranës. Nela ka deklaruar se kjo banesë është ndërtuar nga prindërit e tij, por hetimi konstatoi se për truallin e kësaj banese ka mospërputhje deklarimesh si dhe ka mungesë të të ardhurave të ligjshme për blerjen e truallit. Po kështu ka mungesë të burimeve ligjore të të ardhurave nga vëllezërit për ndërtimin e katit të dytë dhe tretë të kësaj ndërtese.

Nga ana e saj bashkëshortja ka deklaruar një apartament të vet 66 metra katror e blerë me hua nga motra dhe të ardhurat e saj.

Vetë prokurori e mohoi të ketë kryer fshehje të pasurisë.

"I kam deklaruar saktësisht pasuritë, nuk kam kryer fshehje të tyre. Kam të ardhura të ligjshme për pasurinë. Nuk është evidentuar asnjë rast që kam fshehur pasurinë"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkohet-prokurori-i-prokurorise-se-tiranes-arben-nela

Buy Now on CodeCanyon