Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka shkarkuar këtë të hënë prokurorin e Tiranës Arben Nela njëherësh kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas Komisionit, Nela nuk justifikonte pasurinë, por për prokurorin vendimi ishte i padrejte dhe i marrë në kundërshtim me ligjin.

Të njëjtin fat pati dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Ervin Metalla. Ai kishte zgjedhur të mos ishte i pranishëm në sallë.

Më herët komisioni zhvilloi seanca dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Sipas gjetjeve Dvorani justifikon pasurinë e tij tre apartament në Tiranë të cilat i ka në bashkëpronësi me familjaret e tij dhe një automjet. Por nuk ka deklaruar në deklaratën Vettingut likuiditete në llogari bankare në vlerën e 9,9 milionë lekëve. Por këto llogari janë deklaruar ndër vite dhe ato përputhen plotësisht. Për gjyqtarin kjo është një harrese dhe dha versionin e tij për këtë episod.

Para KPK doli dhe gjyqtari i apelit te Tiranës Astrit Faqolli, i cili sipas hetimit administrativ nuk justifikon pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.