Janë dashur disa muaj hetime që prokurori Klodian Braho dhe Donika Prela, të konkretizojnë kërkesën për sekuestrimin e pasurisë së ish-shefit të tyre Adriatik Llalla. Braho dhe Prela,i janë drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, në datën 20 korrik 2018 duke kërkuar ngrirjen e pasurive që janë të regjistruara në emër të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sipas përllogaritjeve të prokurorëve pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreth 1 miliardë lekëve. Që prej datës 20 korrik 2018 mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit ?sekuestro preventive?, ku Llallës i ndalohet të realizojë shitjen e këtyre pasurive. Dyshohet se ish-kryeprokurori ka kryer pastrim parash. Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.<br /><br />Gjithashtu mësohet se për Llallën është hapur procedimi penal për pastrimin e parave. Llalla po hetohej nga Krimet e Rënda për disa vepra penale ?Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim?, ?Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?. Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Donika Prela dhe Klodian Braho.