Pas dëmeve të mëdha që u shkaktuan nga shiu i të hënës në spitalin e Shkodrës, Drejtoresha e spitalit Teuta Rrjolli është shprehur se nuk ka patur probleme më tarracën.

Në një prononcim për Report Tv, ajo ka mohuar se ka pasur dëmtime në tarracë, sipas saj dëmet në spital u shkaktuan nga tubi i shkarkimit të spitalit, i cili pësoi çarje.

Nuk u dëmtua tarraca por u ça tubi i shkarkimit të ujrave. Përveç imazherisë u përmbyt dhe reparti i fizioterapisë por fatmirësisht nuk ka dëme në pajisje. Për këto dëmtimë në spital fajësoj kolektorët e jashtëm. Që ditën e djeshme nisën punimet për riparimet e tubit të çarë.

Teuta Rrjolli